Parestezia

Parestezia është një gjendje mjekësore e karakterizuar nga një perceptim i ndryshuar i ndjeshmërisë ndaj stimujve të ndryshëm shqisorë (temperaturave, prekjeve, dhimbjeve, dridhjeve) si në fillimin, kohëzgjatjen dhe vendndodhjen e tyre. 

Termi “parestezi” i referohet gjithashtu një çrregullimi të ndjeshmërisë subjektive që konsiston në shfaqjen e një ndjesie bazë (ndjesi shpimi gjilpërash, gudulisje, kruajtje, thumbim, etj.) në mungesë të stimulimit specifik. Zakonisht shkaku gjendet në praninë e ndryshimeve të llojeve të ndryshme të cilat ndërhyjnë në funksionimin e sistemit nervor (si qendror ashtu edhe periferik ).

Permbajtja

Cilat sëmundje mund të shkaktojne parestezine

Patologjitë që mund të shoqërohen me parestezi janë si më poshtë:

  • Akromegalia
  • Ankthi
  • Amiloidoza (është një patologji e rrallë, e karakterizuar nga një grumbullim jonormal të proteinave që depozitohen në inde të ndryshme të trupit, duke rezultuar në dëmtim të organeve)
  • Artriti i qafës
  • Ateroskleroza
  • Sulm paniku
  • Dhimbje koke
  • Claudication intermitente (ecja me ndërprerje që merr një subjekt pas dhimbjeve të ngjashme me ngërçet që në përgjithësi prek pulpen pas ushtrimeve fizike dhe qe vjen nga ngushtimi i arterieve)
  • Dislipidemitë (i referohet një sërë ndryshimesh në sasinë e lipideve (yndyrave) në gjak, në veçanti triglicerideve dhe kolesterolit)
  • Ebola
  • Migrenë
  • Hernie diskale
  • Morthi
  • Herpes
  • Herpes zoster oftalmik
  • Goditja në tru
  • Inflamacion i nervit trigeminal (dhimbje të forta të fytyrës, therëse, për shkak të një ndryshimi të nervit të pestë te kafkes)
  • Sëmundja e Paget (sëmundje kronike e skeletit të të rriturve, në të cilën demtimi i kockave përshpejtohet në zona të caktuara)
  • Këmbë diabetike
  • Policitemia Vera
  • Poliomieliti
  • Terbimi
  • Sklerozë të shumëfishtë
  • Sindroma e tunelit karpal
  • sindromi Sjögren
  • Tumori i gjëndrës së pështymës
  • Traumat
  • Djegiet
  • Venat me variçe

Ju lutemi mbani mend se lista nuk është shteruese dhe është gjithmonë një ide e mirë të konsultoheni me mjekun tuaj.

Cilat janë trajtimet për parestezinë

Terapia që synon trajtimin e parestezisë varet rreptësisht nga identifikimi i shkakut themelor.

Kur duhet të kontaktoni mjekun

Në rast parestezie, është gjithmonë një ide e mirë të kontaktoni mjekun tuaj për një konsultë.